Presidenti i Republikës, Ilir Meta, këtë të hënë ka zhvilluar një vizitë ngushëlluese në familjen e major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit në Letoni.

 

Në fjalën e tij presidenti Meta shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e një ushtaraku shembullor e patriot.

 

Ndërkohë major Tanushi ka ndërruar jetë  mbrëmjen e së premtes në një spital në Letoni në ditën që iu dha lamtumira nëntetares Zarife Hasanaj, “Dëshmore e Atdheut”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *