Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi sot në një prononcim për mediat pas mbylljes së seances së Kuvendit për raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri se, “ezaurimi i raundit pa kandidat ishte tregues i durimit dhe vullnetit për të patur mundësinë edhe për të biseduar me opozitën, për një proces bashkëpunues dhe konsensual. Dihet që mazhoranca i ka numrat për të bërë një zgjedhje të plotë të Presidentit, por besojmë që ky është një proces shumë i rëndësishëm që kërkon bashkëpunimin e radhës”.

 

“Konferenca vendosi që raundi tjetër të jetë nesër, por kemi kohën e duhur për të diskutuar këtë çështje në tryezë,” tha Meta. “Ne do ta presim opozitën brenda të gjithë mundësive, por nuk majfton që vetëm ne ta presim, duhet që edhe opozita të vijë”, shtoi ai.

 

Meta tha se shpresonte se, javën e ardhshme të niste dialogu me opozitës për zgjidhjen e krizës duke nënvizuar se do të respektonte çdo rekomandim të Partive Popullore Evropiane. “Ne do të respektojmë çdo rekomandim nga ana e tyre për daljen nga kjo krizë apo para krizë. Unë do të doja që dialogu të kishte nisur që pardje. Shpresojmë që fillimi i javës së ardhshme të jetë pozitiv dhe të gjithë duhet të përgatitemi për pikat e takimit”, tha Meta.

 

I pyetur për mosregjistrimin e koalicionit PS-LSI në KQZ dhe pretendimeve për shkelje të Kodit Zgjedhor, Meta tha se, sipas kësaj logjike i bie që opozita të përjashtohet përfundimisht nga pjesëmarrja në zgjedhje.
“Sipas kësaj logjike, i bie që opozita të mos regjistrohet më në zgjedhje”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *