Me fjalët e presidentit amerikan Franklin Rusvelt, se “liri do të thotë epërsi e të drejtave të njeriut kudo”, Ilir Meta ka nisur mesazhin e tij për ditën e të drejtave të njeriut.

Meta thotë se lufta për mbrojtjen e te drejtave te njeriut është një proces i pandalshëm dhe veçanërisht në kushtet e pandemisë, kur sipas tij, nën justifikimin e masave parandaluese, janë ligjëruar edhe masa shtrënguese, që në praktikë kufizojnë së tepërmi liritë dhe të drejtat.

“Sot më shumë se kurrë, duhet të jemi të gjithë bashkë, kundër çdo lloj tendence autokratike, që vë në rrezik sistemin demokratik të vlerave dhe të drejtave që duhet të gëzojë çdo shqiptar. Koha për restart!– mbyllet postimi i presidentit Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *