Subscribe

Ilir Meta ndoqi edhe kete te marte ritualin e zakonshem duke iu drejtuar qytetareve me nje mesazh per rendesine qe sipas tij pjesmarrja ne tubimin e dates 2 mars. Presidenti renditi edhe nje here shkeljet e pretenduar duke akuzuar disa institucione se pari keshillin e emerimeve dhe pastaj parlamentin. Sipas kreut te shtetit ndryshimi i radhes se përzgjedhjes se anetareve nuk kishte asnje qellim tjeter pervecese kapjen e Gjykates Kushtetuese. Meta nuk ka kursyer as prokurorinë qe sipas tij nuk ka ndermarre asnje hape per hetimin e kreut te KED Ardian Dvorani pavarësisht se kaluan afro 100 dite nga padia.

 

Cili ka qenë reagimi nga “Drejtësia e Re”? Heshtje. Ndërkohë që Prokuroria duhet të niste vetë hetimin prej muajsh edhe ndaj celulës mafioze dhe falsifikatore në krye të Ministrisë së Drejtësisë që kishte botuar në mënyrë të paligjshme një vendim të KED për qëllime mashtrimi të opinionit publik e ndërkombëtar me objektiv të vetëm rrëmbimin e shumicës në Gjykatën Kushtetuese të vendit. Përse duhet shtyrë pafund një hetim kaq i thjeshtë (për shkak të flagrancës skandaloze të shumë veprave penale) që ka të bëjë me vetë Gjykatën Kushtetuese? Sepse mafia thonë nuk e heton veten.

 

Sipas presidentit parlamenti shkeli hapur cdo kod sjellje dhe etike duke miratuar ligjin per betimin e antareve te gjykatës Kushtetuese pa pritur mendimin e komisionit te Venecias. Ne keto kushte kreu i shtetit sheh vetem nje zgjidhje dhe i ben thirrje popullit te ngrihet per te rimarre sovranitetin qe i perket.

 

Ndaj të dashur qytetarë, zgjohuni dhe ngrihuni se këtu institucionet kanë rënë përtokë. Ngrihuni për të rivendosur sovranitetin tuaj të nëpërkëmbur përmes rivendosjes së rendit kushtetues, demokratik dhe llogaridhënës. Mirësevini në Manifestimin historik dhe shembullor të 2 marsit. Koha që sovrani të rimarre sovranitetin në duart e tij! E gjithë bota demokratike ta shohë se jemi komb shqiponjash që s’mund të përdhosemi nga një bandë sorrash. 

 

Ilir Meta ka thirrur tubimin kunder atij qe e konsideron si grusht shteti nga mazhoranca. Levizja Socialiste per Integrim ka konfirmuar pjesemarrjen ne protesten e 2 marsit ndersa Partia Demokratike eshte mjaftuar vetem me mbeshtetjen e dhene nga lideri i opozites Basha ne rrjetet sociale por ende nuk ka nje vendim nese demokratet do te jene ose jo ne bulevard.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *