Presidenti Ilir Meta është takuar me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Sllovakisë, njëkohësisht Kryesues i rradhës i OSBE-së, Miroslav Lajçak.

 

Në këtë takim kreu i shtetit evidentoi domosdoshmërinë e zgjidhjes urgjente të krizës së thellë kushtetuese, institucionale, politike dhe përfaqësuese ku ndodhet vendit, përmes reflektimit dhe dialogut.

 

Meta ka vlerësuar vëmendjen që Kryesia sllovake i ka kushtuar rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjes së kandidaturës shqiptare për kryesimin e Organizatës gjatë 2020.

 

Gjithahstu presidenti ka inkurajuar forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Sllovakisë, përfshirë bashkëpunimin edhe më të madh në kuadër të Grupit të Vishegradit.

 

Duke u ndalur në Kryesinë shqiptare të OSBE për vitin e ardhshëm, Presidenti Meta theksoi se kjo është një përgjegjësi shumë e madhe që kërkon përkushtim tejet serioz edhe për vetë ndikimin që ka për imazhin e vendit.

 

“Është e domosdoshme që gjatë kryesisë së OSBE, Shqipëria të reflektojë vlerat e mirëfillta të demokracisë, të shtetit ligjor dhe të respektimit të lirive themelore, duke mishëruar denjësisht imazhin e Organizatës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *