Presidenti i republikës Meta rrëzon kërkesën e ministrisë së arsimit, sporteve dhe rinisë për shkarkimin nga detyra të rektorit Mynyr Koni.

Sipas Metës, procesi i zhvilluar nga ministria e arsimit ka pasur shkelje procedurale dhe të afateve, angazhim politik për t’i shërbyer një qëllimi të diktuar, diktim vullneti nga ana e qeverisë dhe presion mbi rektoratin.

Në relacion thuhet se palët duhet t’i ishin drejtuar gjykatës kompetente për të zgjidhur këtë konflikt dhe nëse ende nuk e kanë bërë, ato mund t’i drejtohen aktualisht.

Pas ngërçit të krijuar në univeristet, tre javë më parë, ministrja e arsimit, Besa Shahini njoftoi publikisht pezullimin nga detyra të rektorit Mynyr Koni, duke kërkuar njekohesisht edhe shkarkimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *