Subscribe

Duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mashtron me listat e hapura, presidenti Ilir Meta provokoi kreun e qeverisë. Ai u shpreh i bindur se nëse listat hapen 100%, Edi Rama nuk merr dot mandatin e deputetit në asnjë qark. Kjo pasi, sipas Metës, shqiptarët nuk e duan atë.

“Nuk është Edi Rama që i ka sjellë në pushtet socialistët dhe që i mban në pushtet. Ai ka sjellë në pushtet bandat. Kanë qenë socialistët që kanë arhdur në pushtet pa Edi Ramën dhe kanë marrë Edi Ramën refugjat dhe e kanë bërë kryeministër. Ai ato lojërat me Kodin t’i lërë sepse duhet ta dijë që është i pashpresë. Humbjen e tij ai kërkon ta kthejë në një tragjedi për Shqipërinë. Unë ju siguroj në mënyrë absolute që ai nuk i hap listat 100%. Ai është një mashtrim për të prishur marrëveshjen e 5 Qershorit. A e dini ju pse ai nuk i bën listat e hapura? Jo vetëm se i del jashtë kontrollit PS sepse do të votojnë socialistët dhe jo biznesmenët, ndërtuesit dhe përfaqësuesit e oligarkëve, por njëkohësisht ai me lista të hapura në asnjë qark të Shqipërisë nuk del deputet. Le ta vërë veten jo në 4 qarqe, por në 12 qarqe të parin.”

Deklaratën Ilir Meta e lëshoi gjatë një konference me gazetarët, ku shprehu shqetësimin për çështjet që Shqipëria ka humbur në Gjykatën e Arbitrazhit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *