Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur të Ortopedisë, Panajot Boga.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se mjekësia shqiptare ka humbur mjekun novator e të palodhur, i cili la pas një trashëgimi të vyer e model frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve.

“Me shumë trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Profesorit të nderuar dhe mjekut të shquar të Ortopedisë shqiptare, Panajot Boga.Mjekësia shqiptare humbi mjekun novator e të palodhur, por edhe drejtuesin energjik dhe aplikuesin vizionar të shkencës progresive në fushën e Ortopedisë, i cili la pas një trashëgimi të vyer e model frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve. Ngushëllime të sinqerta familjes së dashur Boga, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë komunitetit të mjekëve. I përjetshëm kujtimi i Profesor Bogës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *