E shtunë, 24 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta për 21 Janarin në SPAK, Karanxha zbulon pse u thirr

Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar edhe thirrjen e ish-presidentit Ilir Meta në SPAK për të dëshmuar për 21 Janarin.

Karanxha tha se Meta është thirrur në cilësinë e personit në dijeni. Sipas tij, Meta mund të ketë marrë informacione për çështjen edhe gjatë kohës që ka qenë President i Republikës.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Ka pasur sot një deklaratë edhe nga avokati i zotit Meta për 21 Janarin. Ka folur edhe për organizatorët, se ka pasur dijeni që do të kishte dhunë dhe viktima. Si një nga prokurorët e çështjes?

Reklamë

Karanxha: Për disa ditë më pas u larguan. Unë mendoj se Ilir Meta është thirrur për kërkesë të detajuar për ngjarjen, sepse një dëshmitar pyetet për lidhje me faktet. Fakti që prokurori e mori në pyetje do të thotë se ai ka lidhje me faktet. Fundja, për atë bllokun e tij u bë e gjitha. Meta ka qenë edhe President i Republikës dhe ai mund të ketë marrë edhe informacione. Objekti i hetimit është nëse ka fletëthirrje për zotin Berisha. Nëse ka vepra që kanë lidhje me vrasje, do të hetohet.

Borakaj: Ka pasur informacion që do të kishte viktima?

Karanxha: Unë, si prokuror në atë kohë, këtë informacion nuk e kam pasur.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë