Subscribe

Brenda pak javeve Sali Berisha e Lulzim Basha do te perballen per here te pare ne zgjedhje. Presidenti I republikes Meta ka njoftuar se ka nisur procedurat per dekretimin e zgjedhjeve ne 6 bashki te vendit te cilat prej muajsh jane pa kryetar dhe per here te pare nuk kemi nje opozite te bashkuar perballe partise socialiste; por brenda 45 diteve ne gare do te jene kandidatet e mbeshtetur nga Rama, Basha dhe Sali Berisha.

 

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

“Duke konstatuar se këto institucione, bashkitë pa kryetar, nuk po funksionojnë siç duhet dhe palët nuk po bëjnë asgjë për ta zgjidhur këtë situatë edhe pse është ngritur si shqetësim nga mediat dhe qytetarët, jam sot këtu për t’iu bërë me dije se kam filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, i dërgova Komsisionerit se kush janë bashkitë në të cilat përgjatë kësaj procedure, janë pa kryetar”.

 

Presidenti I republikes Meta ka reaguar edhe ne lidhje me protesten e 8 janarit ne partine demokratike, duke denuar  dhunen e ushtruar nga te dy palet. Por kritikat me te forta meta ia adresoi Lulzim Bashes.

 

“Sepse kemi parë dhunë të protestuesve ndaj dyerve të blinduara, shumë e gabuar, se s’ke pse e dëmton derën. Por kemi parë dhunë edhe nga zyra e katit të dytë me shkop bejzbolli kundër qytetarëve. Të dyja janë të papranueshme. Kemi parë ditë më përparab fotografi të tilla me uniforma të zeza që postoheshin me mburrje se do të mbronin selinë. Kemi dëgjuar publikisht se nuk ka pasur dyer të blinduara, pse duhen këto dhe nga se vjen kjo? Vjen nga mungesa për të bërë ballafaqim demokratik në një forcë politike..”

 

Kryetari i Shtetit i eshte pergjigjur edhe deklarates se bashes se PD nuk do te sherbeje me si mburoje per Meten.

 

“Ata me maska unë i kam çuar atje, blindat unë i kam vendosur? Unë dal çdo ditë para qytetarëve e shqiptarë dhe skam nevojë për mburojë. Kush fshihet, kush vendos blinda, kush provokon presidentin e për llogari të kujt e bën, ju e dini shumë mirë.”

 

Por presidenti ka artikuluar akuza te forta edhe ndaj disa anetareve te gjykates kushtetuese per shkelje te ligjit gjate shqyrtimit te padise per zgjedhjet lokale

 

“Presidenti ka konstatuar se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, barra bie mbi relatore e çështjes, ka të dhëna që kanë kryer shkelje profesionale dhe etike. Veprimtari në kundërshtim me parashikimet e ligjit dhe legjitimon fillimin e nj procedimi disiplinor.”

 

Keto akuza te kreut te shtetit vijne vetem 4 dite para se gjykata Kushtetuese te shqyrtoje vendimin e parlamentit per shkarkimin e Metes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *