E hënë, 26 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Meta nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Azerbajxhan

Gjatë vizitës në Azerbajxhan, Presidenti Meta, u nderua me Titullin “Doctor Honoris Causa” nga Akademia e Administratës Publike të Azerbajxhanit.

Në emër të Akademisë dhe në prani të profesorëve e studentëve të Akademisë, Presidentit Meta ia dorëzoi titullin, Rektori i saj Dr. Urkhan Kazim oglu Alekperov.

Reklamë

Në fjalën e tij, Rektori Alekperov, vlerësoi rolin e veçantë të Presidentit Meta në forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

Ndërsa, Presidenti Meta e konsideroi titullin si shenjë mirënjohje dhe vlerësimi ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe reflektim të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve.

Reklamë

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi se në dekadën e fundit marrëdhëniet midis dy vendeve janë intensifikuar shumë dhe realizimi i projektit TAP i ka dhënë mundësi e dimensione të reja këtij bashkëpunimi.

Gjithashtu, Presidenti Meta nënvizoi se përtej marrëdhënieve ekonomike, një vëmendje më e madhe i duhet kushtuar shkëmbimeve kulturore dhe eksperiencave akademike midis dy vendeve.

“Nxitja e bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit dhe të kulturës dhe kontakteve të drejtpërdrejta mes studentëve, akademikëve e qytetarëve të të dy vendeve është investimi më i madh e afatgjatë”, – theksoi Presidenti Meta.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë