Presidenti Ilir Meta ka mbështetur qëndrimin e Bashkimit Evropian për të mos njohur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi.

Në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se qytetarët e Bjellorusisë meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Mbështes qëndrimin e Bashkimit Europian për të mos njohur zgjedhjet. Qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik”, shkruan Meta.

Liderët e BE i konsideruan zgjedhjet në Bjellorusi jo të lira dhe të drejta, ndërsa u shprehën se qytetarët e Bjellorusisë duhet ta zgjidhin vetë rrugën e tyre, pa pasur asnjë lloj ndikimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *