Konferencën e kësaj të shtune presidenti Ilir Meta e shfrytëzoi për të ftuar edhe një herë tjetër në debat publik kryeministrin Edi Rama.

 

Ai deklaroi se një përballje e tillë duhet të ndodhë edhe midis kandidatëve për kryeministër, që qytetarët të kuptojnë dallimet mes programeve elektorale.

 

Kryetari i shtetit kërcënoi edhe kandidatin socialit në Vlorë, Damian Gjiknuri për shpifjet, që sipas tij, ai sajon për të.

 

“Kandidatët për kryeministër të përballin me qetësi programet e tyre. Edhe kandidatët për deputetë të bëjnë të njëjtën gjë përpara qytetarëve. Është shqetësuese, kemi garë, por nuk kemi debate. Nuk kemi ballafaqim. Jam akuzuar nga kryeministri aktual sikur unë takoj njerëz me probleme apo qoftë edhe nga ky i Vlorës, kandidati i 7 a i 17, që me shpifjet që bën, do të përfundojë në det, sikur unë takoj njerëz të dyshimtë apo me probleme natën. I kam thënë këtij tjetrit, zgjidh studion, zgjidh gazetarin, merr edhe njerëz me vete se unë nuk kam nevojë, vij vetëm.”

 

Më herët, Ilir Meta ka deklaruar se në ditën e zgjedhjeve do të jetë në Vlorë, për të mos lejuar që asnjë votë e vlonjatëve të preket.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *