Subscribe

Për të pasur një ligj të gjithëpranuar që do mundësonte importin e mbetjeve në Shqipëri, kryetari i LSI-së Ilir Meta, propozon ekspertizë ndërkombëtare. Qëndrimi u bë publik, pasi Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ktheu për shqyrtim në Kuvendit të ligjit të miratuar në Parlament vetëm me votat e mazhorancës, e që u kundërshtua nga shoqëria civile. Në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar, Meta ripërsëriti kërkesat e partisë që drejton që së shpejti do t’i prezantohen Komisionit të Reformës Zgjedhore, përmes të cilave ai thotë se synohen standardet më të larta në zgjedhjet parlamentare të 2017. Duke folur mbi situatën ekonomike në vend, Meta kërkoi përmirësimin e klimës së biznesit. madje duke propozuar edhe rishikim të paketës fiskale për investitorët e huaj. Kreu i LSI-së i qëndroi besimit se ishte roli i LSI-së në reformën në drejtësi ka qenë shumë i rëndësishëm, për të pasur një reformë konsenusale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *