Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim e konsideroi një hap të rëndësishëm dhe pozitiv dekretimin e tre anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga presidenti Ilir Meta.

 

Në një reagim në “Twitter”, diplomatja amerikane tha se e mirëpret emërimin dhe se gjyqtarët duhet të mbështeten në mënyrë që t’I shërbejnë drejtësisë.

 

“Ne e mirëpresim emërimin nga Pres. @ilirmetazyrtar prej 3 anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë – një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund. Tani, ne duhet të mbështesim gjyqtarët në mënyrë që ata të mund të shërbejnë drejtësi për të gjithë njerëzit e Shqipërisë”, shkruan ambasadorja Kim.

 

Presidenti Meta ka dekretuar këtë të mërkurë 3 emrat e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushajn, Ervin Pupën dhe Ilir Pandën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *