Subscribe

Presidenti Ilir Meta shpërtheu këtë të enjte edhe ndaj ish-ministrit të LSI, Lefter Koka, që ju bashkua Partisë Socialiste.

 

Nga foltorja e Presidencës, Meta tha se Koka është një ndër tre bandat e Durrësit, që po blen vota me armë në dorë.

 

Ai e akuzoi se ka kryer korrupsion me inceneratorët kur ishte ministër i Mjedisit dhe se dosjen për këtë e ka në SPAK.

 

“Pse shkon presidenti në Durrës? Pse ka tension në Durrës? Sepse Durrësi i urren bandat, janë tre banda, që bëjnë presion mbi qytetarët e Durrësit: Banda e Vangjush Dakos që blen votat, Ard Çela i OSHEE, që e ka vendin në burg bashkë me atë të parin. I treti që duhet të ishte në burg është Lefter Koka, me djalin e tij dhe bandën e tij, që terroriozojnë vajzat, gratë dhe të gjithë të ndershmit që të mos votojnë LSI, që e bëri atë ministër. Del me pistoletë pa leje, shtëpi më shtëpi, bashkë me të tjerë që janë liruar nga burgu për vota. Është në SPAK kjo. Ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët, edhe ndërkombëtarët. I ka prokuroria, i ka SPAK këto, por nuk vepron sepse nuk e lë Edi Rama. Po foli ky, Edi Rama përfundon jo te portokallet në Vlorë, por diku tjetër.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *