Subscribe

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu propozoi që mësimi për nxënësit të jetë i alternuar, duke nisur nga 1 Dhjetori. Ajo tha se deri tani situata në shkolla nuk është e rënduar, por për të shmangur përkeqësimin, duhet që mësimi herë të jetë online, e herë në klasë.

 

“Deri tani, siç ekspertet analizojnë, fëmijët nuk vlerësohet të jenë transmetues të lartë të infeksionit nga Sars-CovV2. Rezulton se protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga strukturat arsimore, gjë që është reflektuar dhe në shifra. Por, për të minimizuar risqet gjatë kësaj periudhe, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore, kemi peshuar rëndësinë e ekuilibrit të mirëqenies dhe sigurisë së shëndetit të fëmijëve, dhe pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur: T’i rekomandojmë MASR që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin në distancë (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”, u shpreh ajo në një deklaratë. 

 

Nga ana tjetër, universitetet do të vazhdojnë mësimin online pa afat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *