Subscribe

Pedagogët në rrethe edhe këtë të mërkurë ishin të përçarë për protestën.

 

Në Universitetin “Fan Noli” në Korçë, mësimi u zhvillua deri në orën 10:00 e më pas një pjesë e vogël e mësuesve bojkotuan auditorët. Ata thanë se përçarja ka ardhur për shkak të presionit të qeverisë.

 

1- Kam dal ne proteste per te drejtat e mija. Ftoj ata qe s;kane frike te dalin ketu. Ky eshte mentalitet komunist. Profesoret kudo jane te pasur ne bote. Vetem ketu jane te varfer.

 

2-Ne jemi ketu perballe sheshit. Eshte lene ne ndërgjegje te pedagogeve. Kane frike. Jane skeptik. Ky eshte realiteti, me teper sesa pjesa e vettingut.

 

Mësimi u bojkotua edhe në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit në Durrës. Të vendosur për të çuar deri në fund kërkesat e tyre, pedagogët, thanë se çdo të ardhur financiare e kanë të deklaruar dhe nuk stepen nga deklaratat e kryeministrit.

 

 

Presion te drejtperdrejte nuk kemi pasur. Por deklarata e kryeministrit perben problem. Ne jemi te bashkuar.

 

Edhe pse të pakët në numër, të njëjtin qëndrim mbajtën dhe pedagogët e Fakultetit të Shkencave Humane në Elbasan. Sipas tyre, peticionin e sindikatës e kanë firmosur më shumë se 60% e trupës akademike e për këtë arsye qeveria duhet të ulet e negociojë, pasi po dëmtohen studentët.

 

 

Presim nje zgjidhje. Studentet po presin te zhvillojne mesim. Ne kemi nevoje per mbeshtetje. Ky eshte nje sulm.

 

Vetë studentët shprehen se e respektojnë protestën e pedagogëve, por kërkojnë të mos cenohet procesi mësimor.

 

 

1-Jo po presim ende per mesimin.

 

2-Jo s’kemi bere mesim.

 

Nga ana tjetër, në Gjirokastër mësimi u zhvillua normalisht pasi vetëm katër pedagogë kërkuan bojkot. Mësim normalisht u zhvillua dhe në universitetin e Vlorës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *