Meshkujt e infektuar me koronavirus prodhojnë më shumë antitrupa për të luftuar sëmundjen.
Për këtë arsye, studiuesit kërkojnë nga ata që të dhurojnë më shumë plazmë për të ndihmuar në mjekimin e pacientëve të tjerë.
Sipas studiuesve, plazma e tyre mund të përdoret më shumë se ajo e femrave për të shpëtuar jetë.
Ekspertët thonë se plazma e gjakut mund të përdoret si trajtim spitalor për pacientët e infektuar.
Nga donacionet nga meshkujt, 43% kishin një nivel më të lartë të antitrupave, të krahasuar me vetëm 29% që kishin gratë.
Nivel i lartë antitrupash të krijuar u gjetën gjithashtu tek pacientët më të vjetër në moshë, pacientët aziatikë dhe tek ata që janë trajtuar në spital për COVID-19.