Subscribe

Bashkimi Evropian mbështet hapjen e seancës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shefi i Politikës së Jashtme së Bashkimit Evropian Joseph Borrell, theksoi se Shkupi dhe Tirana do të qëndrojnë së bashku në procesin e integrimit, duke i dhënë fund diskutimeve për një ndarje të mundshme për vlerësimin e tyre. Por zyrtari i lartë nuk përcaktoi një datë konkrete se kur mund të zhvilliohet seanca e parë.

 

JOSEPH BORRELL

SHEFI I POLITIKËS SË JASHTME SË BE-SË

“Ne duhet të përparojmë në procesin e anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Por dua ta theksoj se nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të ndarë vendet në rrugën e tyre të integrimit. Mesazhi që ministrat përcollën në këtë takim ishte se e ardhmja e këtyre vendeve është në Bashkimin Evropian.”

 

Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Shefi i Diplomacisë Evropiane , deklaroi se shumë shpejtë do të zhvillohet një takim me dy udhëheqësit.

 

”Nuk mund të shkojmë në pushime, para se të rinisë dialogu. Ne duhet të kemi këtë takim. Shpresoj që ata të kenë të gjithë informacionin e nevojshëm. Dhe shpresoj që të vijnë në Bruksel të përgatitur mirë. Dialogu do të rifillojë para fundit të qershorit, siç kemi rënë dakord me kryeministrin Kurti.”

 

Përpjekja e Brukselit për të organizuar një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç me 11 maj dështoi, pasi pala kosovare kërkoi më shumë kohë për tu përgatitur më mirë për vazhdimin e dialogut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *