Gjykata Kushtetuese reagoi për herë të parë pas vendimit për të pezulluar gjykimin për zgjedhjet e 30 qershorit dhe për t’i kërkuar mendim Komisionit të Venecias. Sipas gjykatës, kjo është një çështje unike dhe prandaj nevojitet edhe mendimi i ekspertëve ndërkombëtarë.

 

“Çështja mbi procesin zgjedhor të datës 30.06.2019 është e një natyre unike dhe këshillimi me organe të specializuara u konsiderua i nevojshëm nga kjo Gjykatë. Gjykata Kushtetuese, në deklaratën e saj të fundit për mediet, ka theksuar rëndësinë e respektimit të pakushtëzuar të vendimeve të saj dhe ka shprehur besimin se ushtrimi i veprimtarisë të kësaj Gjykate në një klimë besimi nga kushdo do t’i shërbente forcimit të autoritetit të saj si organ kushtetues i pavarur.”

 

Gjykata Kushtetuese kërkon t’u jepet fund debateve dhe të mos i jepen ngjyra politike çështjes.

 

“Gjykata konstaton se debati jokonstruktiv i ditëve të fundit jo vetëm që nuk i shërben kësaj klime besimi, por, përkundrazi, mund të perceptohet si përpjekje për ta përfshirë atë në debate me ngjyrime politike, të veshura nën petkun e diskurseve juridike për të paragjykuar vendimmarrjen e saj në lidhje me themelin e çështjes dhe si ndërhyrje në pavarësinë e saj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *