Melanie Griffith dhe Antonio Banderas qëndruan të martuar 18 vite, derisa më 2014-ën dhanë lajmin e trishtueshëm të ndarjes së tyre, e një vit më vonë finalizuan divorcin. Cifti i Hollywood qëndroi në heshtje për këtë temë, por Melanie nuk do ta mbajë më gojën mbyllur, përkundrazi ajo është gati të pranojë fajin për gjithçka që ndodhi.

 

 

Në intervistën e fundit, 59-vjeçarja shprehet: “Mendoj se një pjesë e arsyes përse martesa ime me Antonion dështoi, isha unë. Unë kisha ngecur dhe s’mund të fajsojmë askënd tjetër për këtë. Unë personalisht ngeca dhe premtoj se nuk do të lejoj të ndodhë më, tani dua të shijoj jetën dhe të bëj gjithçka që dua. Tani nuk jam me askënd në lidhje. Jam shumë e turpshme dhe e rezervuar me meshkujt. Nuk jam takuar me askënd për 2 vite. Nuk para dal në takime sepse askush s’më ka kërkuar. Thjesht përpiqem të argëtohem me miket e mia.”

 

 

 

Në pjesën tjetër të intervistës Griffith, pendohet edhe për ndërhyrjet kirurgjikale që kreu 20 vite më parë: “Nuk e kuptova ndryshimin e madh ne fytyrën time, derisa njerëzit pyesnin veten se çfarë dreqin paskam bërë? U lëndova shumë. Shkova te një doktor tjetër dhe ai e zgjidhi këtë. Për fatin tim të mirë, tani dukem një njeri më normal.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *