Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”,...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më...

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me Presidentin Trump,...

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet në BE

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në një maskë...

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësuesja!...

Situata e zjarreve në vend, MM: 21 vatra zjarri,...

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në Tuz kërkojnë...

Mehmetaj: Nuk ka nevoj për dialog, propozimet janë lehtësisht të realizueshme

12 Dhjetor 21:46

LSI këtë të mërkurë ka avancuar me propozime konkrete ligjore për të zgjidhur krizën e studentëve që prej 9 ditësh po protestojnë në Tiranë dhe në disa qytete të tjera.

 

Ngërci vijon, nuk ka dialog deri më tani, por përpjekje të dukshme e të padukshme për të vënë nën kontroll lëvizjen e studentëve nga politika.

 

Për të dhënë më shumë detaje rreth këtij propozimi nga edicioni i lajmeve në Vizion Plus deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj është shprehur se kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të realizohet.

 

“Për mua kjo është gjëja më e thjeshtë në këtë proces, për ligjin që maxhoranca kaloi në parlament lidhur me buxhetin e 2019-ës ku një prej neneve të tij flet qartazi, se 46% e proshimit të brendshëm bruto e Shqipërisë shkon për konçesione dhe për PP.”

 

Më poshtë intervista e plotë e deputettes Mehmetaj të dhënë për Vizion Plus;

 

Me propozimet që keni bërë sot ka disa veprime apo pasoja të natyrës financiare. Ku mendoni se gjenden fondet që propozon ndryshimi apo amendimi që ju propozoni?

 

Për mua kjo është gjëja më e thjeshtë në këtë proces, për ligjin që maxhoranca kaloi në parlament lidhur me buxhetin e 2019-ës ku një prej neneve të tij flet qartazi, se 46% e proshimit të brendshëm bruto e Shqipërisë shkon për konçesione dhe për PP. Tashmë është vertetuar jo nga ne, jo nga akuzat e politikës, por me fakte se si një pjesë e fakteve  se si një pjesë e këtyre koncesioneve dhe PP janë realisht korruptive mjafton të flasim për rastin e falsifikimit të firmës së një zyrtari amerikan të përzier në Unazën e Re, pra vetëm nga ajo firmë janë 30 milionë euro, që do të iknin nga taksat e shqiptarëve në një kompani ofshorë për të përfunduar në xhepat që unë spo e cilësoj pasi e dinë vetë shqiptarët. Pra 46 % shkojnë për 5-6 oligarkë që marrin koncesione dhe PP dhe 1 % kërkojnë 140 mijë studentë.

 

Ju mendoni se këto fonde qeveria nuk do ti japë për arsimin apo nuk di si ti nxjerrë?

 

Unë jam e bindur se nuk do që ti japë për arsimin dhe këtë e arsyetoj me një fakt të vetëm. Nëse shikoni buxhetin e vitit 3013 dhe 2014 për arsimin dhe këtë të 2019-ës do të shikoni se kurba vjen në zbritje. Pra kurba e fondit që shkon për arsimin vjen në ulje, nëse flasim për 2014 ku ishte e njëjta qeveri ishte 3.5 %.

 

Ju po flisni për të njëjtën shifër për të cilën kryeministri thotë nga 50 milionë euro ka shkuar në 80 milionë euro?

 

Unë jam e bindur se shqiptarët tashmë e kanë kuptuar se kryeministri është i gatshëm që të manipulojë çdo gjë, dhe asnjë prej fjalëve të tij nuk janë më të besueshme. E vetmja që është e besueshme nga ai janë vetëm ato që janë të shkruara, unë jam e gatshme që tju vë në dispozicion relacionet tabelat shoqëruese, projekt buxhetet e miratuara nga 2014 që unë kam hyrë për herë të parë në parlament deri më sot dhe do të shikoni se kurba ësht zbritëse dhe hapësira që zë arsimi në prodhimin e brendshëm bruto është më e ulët se në 2014. Ky kryeministër, i cili kur kërkoi votën thoshte 5% nuk e kishte kalkuluar se ku do ti çonte dhe se si do ti gjende. Pas pesë vitesh duket se e ka kuptuar se ky 5 % ngroh më mirë xhepin e tij sesa arsimin.

 

Parti juaj keni qene kritik për fondin e arsimit të lartë, në një kohë kur LSI ishte në pushtet e miratoi ligjin kurse tani që është në opozitë e ka kritikuar shumë, mund të gjykohet si një qëndrim pragmatist apo jo?

 

Do të më lejoni që të jem e sinqert me ato që janë duke na dëgjuar, të paktën personalisht bashkë me disa kolegë të mitë kemi qenë kundërshtarë me çështjen e arsimit jo vetëm tani që jemi në opozitë po që nga momenti i parë. Unë e kam nisur punën time si deputete në një interpelancë me ministren e Arsimit në lidhje me çështjen e maturës shtetërore dhe jo nga këto interpelancat që bëhen për shoë por nga ato që realisht kanë një lloj ndikimi. Po të ndiqni të gjithë diskursin tim të gjithin në të gjithë këto vite dhe të ndiqni fjalën time në parlamendt do t shikoni se nuk ka munguar një ton shumë i ashpër në lidhje me arsimin do të shikoni se nuk kanë munguar edhe amendimet në buxhet për çështje të konvikteve për çështje të buxhetit, pra nuk është nja aksion që vjen tani. U detyruam ta votonim, ajo që studentët kërkojnë sot nuk lidhet thjesht me ligjin për arsimin e lartë përtej faktit të përfaqësimit dhe përtej faktit se kur çdo ligj kur bëhet nuk ka asgjë të keqe kur mbi të ndërhyhet për ta bërë me të mirë. Problemet e studenteve sot qëndrojnë me buxhetin, pra çdo gjë që kërkojnë studentët sot lidhet me buxhetin, kartë studenti përmirësim infrastrukture, heqje tarifesh, subvencione për kërkime shkencore, subvencione për libra këto lidhen me buxhetin jo ligjin.

 

Kritikët tuaj thonë se anëtarët e LSI-së janë shumë aktivë në përpjekje për ta marrë nën kontroll protestën

 

Përgjigjia ime është se mbase sot nuk u kuptua shumë, por dje kanë qenë mbi 20 mijë studentë në shesh dhe unë jam e bindur se një numër i tillë studentësh nuk mund të kontrollohet sidomos me atë vrull dhe nga ana tjetër LSI është shumë krenare që forcën kryesore e ka te të rinjtë, këtë e tregon dhe me përfaqësimin që ne kemi në parlament. Unë personalisht shumë krenare që të rinjtë tanë dinë të zhvishen nga petku partiak për të dalë dhe për të kërkuar të drejtat dhe kërkesat e tyre. Unë ndihem keq që nuk jamë atje pasi jam deputete.

 

Të enjten do të jeni në Kuvend për të mbrojtur amendimet dhe propozime tuaja?

 

Ne gjykojmë se ajo që kryeministri po tenton të bëjë është që të lodhë studentët duke qeshur dhe lozuar me ta. Duke bërë shoë me ta duke u bërë dhe presion përmes konjukturave që ju i keni ndjekut. Kjo do të thotë se nuk ka nevojë për dialog nuk ka nevojë për grupe pune, propozimet konkrete janë në parlament dhe janë lehtësisht të bëshme, që neser ne do të kërkojmë një procedurë të përshpejtuar për amendimet që ne kemi bërë dhe padyshim që ne do i mbrojmë ato, unë do jem atje për mbrojtjen e tyre.

Posted Under:
Intervista e ditës Politike
Tagged:
Kejdi Mehmetaj LSI parlament Propozime Protesta Studentë

Nga e njëjta kategori

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e “përpiu” pushteti

më shumë...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”, e caktoj unë formacionin

më shumë...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më lanë të vdekur

më shumë...

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me Presidentin Trump, nuk tërhiqem nga ky investim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:19

Rama: Meta ishte një talent në politikë,...

10:12

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër...

10:10

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë...

10:02

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan...

9:53

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me...

9:50

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet...

9:43

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në...

9:34

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet...

9:07

Situata e zjarreve në vend, MM: 21...

9:04

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në...

8:48

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria:...

8:10

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

7:50

Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit...

7:44

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh...

7:34

Haxhiu e shtyn për të dielën seancën...

7:19

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes...

7:02

Dy javë pas ndarjes nga jeta të...

6:36

E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën...

6:22

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

6:05

Njihuni me shenjat e Horoskopit që analizojnë...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.