Subscribe

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu pas takimit me përfaqësuesit e mazhorancësm, Balla, Gjiknuri dhe Spiropali mbi procesin e zgjedhjes së Presidentit, deklaroi se nisur nga ajo që po ndodh të hënën në raundin e parë nuk pritet të ketë një kandidat në seancën e parë për votimin e Presidentit.

 

Mediu shtoi se duhet një proces i përbashkët opozitar për të përcaktuar kandidaturat që plotësojnë kushtet dhe se pa një dakordësi mes opozitës nuk do të ketë negociata me mazhorancën,.

 

 

“Duhet të kemi një proces të përbashkët opozitar për të përcaktuar kandidaturat që plotësojnë kushtet. Siç shoh procesin, nuk mendoj se do të ketë kandidat ditën e hënë. Është absurde që politika të përjashtojë politikën. Besoj që nuk mund ta ngushtojmë vetëm në një profil të caktuar, të jemi më të gjerë sa i përket kritereve. Qëndrimi ynë është që do të kemi një dakordësi të opozitës, pastaj me mazhorancën.”, shtoi Mediu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *