Situata politike në Shqipëri është dukshëm më e qetë se një vit më parë.

 

Vendin  e protestave e ka zënë tashmë  tryeza e dialogut mes shumicës dhe opozitës për reformën zgjedhore, edhe pse opozita thotë se nuk heq dorë nga cilësimi “qeveri e krimit” .

 

Njëkohësisht edhe brenda radhëve të opozites duket se ka mospajtime apo pakenaqesi per menyren se si po zhvillohet dialogu me qeverine.

 

Kryetari i Partisë republikane, Fatmir Mediu këtë të mërkurë në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus është shprehur se reforma zgjedhore është e domosdoshme nëse duam që të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

A ju erdhi papritur ju njoftimi ju si aleat të PD-së se ishte rënë dakord dakord për formimin e këshillit politik, apo keni pasur konsultime?

Kemi pas dijeni gjithmonë për sa i përket diskutimeve për reformën zgjedhore. Kam qenë  dhe pjesë e diskutimeve me faktorin ndërkombëtar të cilët po gjenin një formulë të pranueshme pas propozimit të opozitës se si duhet për të ecur në reformën zgjedhore. Për mua është e pritshme dhe ishte një gjë e rëndësishme, pasi është e domosdoshme nëse duam që të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje të parakohshme siç kërkojmë ne të kemi një reformë të qenësishme që nga pikpamja ligjore garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

Ju e keni bërë të ditur në një mënyrë apo në një tjetër se nuk jeni shumë të kënaqur se si po ecën konsultimi brenda këshillit politik për reformën zgjedhore.

Nuk e di se pse është krijuar një mendim i tillë ne kemi pasur një diskutim ditën që është bërë konstituimi i këshillit dhe u dha mandatin negociatorëve. Unë nuk kam kërkuar që të kem konsultime, pasi në emër të opozitës unë pata nderin që të jem anëtar i kërtij këshilli. Ajo që mendoj dhe duhet bërë është që këshilli të jetë sa më funksional. Pozicioni që unë e shikoj këshillin është se ai nuk është thjesht një këshill që mandaton një grup negociator përsa i përket reformës teknike, që do të shikojë anën politike dhe teknike por është një institucion që ka një përfshirje më të gjërë politike një përfshirje dhe një debat më të plotë për reformën zgjedhore nuk ka autoritet vendimarres, por të paktën autoriteti këshillimor mund të funksionojë mirë. Në qoftëse ne mendojmë se reforma zgjedhore ka nevojë edhe për pjesëmarrje, është e rëndësishme q ëtë marrin pjesë të gjithë partitë politike. Ky këshill është e nevojshme që ai që është produkti i grupit negociator dhe ekspertëve  ta bëjë pjesë të gjykimit të tij para se ta përcjellë në kuvendin e Shqipërisë.

 

Mesa duket u varros njëhere e mirë ideja se mund të ndryshonte sistemi për zgjedhjet në Shqipëri, të paktën për zgjedhjet e ardhshme a mund të quhet kështu?

Nuk besoj se është kështu ka opinione nga më të ndryshmet dhe ide që PS-ja nuk kërkon të diskutojë sistemin, unë mendoj se ka ardhur koha se më tepër se interesi i vogël për çdo individ apo sublejt politik dhe duhet të shikohet interesi i vendit se çvlerë kushtetuese ka dhe çfarë duhet të përfaqësojë parlamenti.

 

Disa parti aleate të PD-së dhe PR aty ktu në komentet tuaja akuzoni se doni ta shfrytëzoni këtë sistem zgjedhor që të mbeteni në parlament të mbeteni në lista.

Atëherë unë e kam shprehur pozicionin e PR që ne kemi qenë për sistem kombëtar të hapur dhe për të votuar më shumë se 5 deputetë në listën e partisë përkatëse. Qëndrimi është i qartë dhe nuk shkon në linjën e interesit specifik por të marrë dhe qëndrimet brenda opozitës kamë kërkuar qartësisht se ne e diskutojmë sistemin duke mos qenë  absolutisht në këmbënguljen e vetëm PR por duke dëgjuar dhe opinionet. Në fund kam thënë se çdo lloj sistemi që PD-ja ofron për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mundësitë që opozita të fitojë pavarsisht në kostot e PR-së apo partive të tjera. Hedh poshte të gjithë instinuatat e neveritshme që theksojnë se për shkak të marrëveshjeve PR-ja ka qenë në parlament. PR-ja ka qenë në parlament për shkak të % elektorale. Sot Shqipëria ka nevojë për një parlament që të jetë përfaqësues i qytetarëve dhe të mos ngelemi në një qark të mbyllur politik.

 

Ideja e zgjedhjeve në vetvete është që të ketë një përfaqësim sa më të drejtë në parlament pavarsisht teknikaliteteve.

Këto teknalitete e kanë bërë më të mbyllur sistemin, garën, konkurimin ne kemi pas sistem mazhoritar në 91’-92’ , kemi pasur sistem miks proporcional dhe mazhoritar, dhe kemi pasur sistem proporcional rajonal si ky i fundit i cili u nis me idenë për të pasur një parlament sa më kualitativ nga pikpamja e përbërjes. Nga ana tjetër për mua kjo i ka dhënë më shumë autoritet drejtuesve politik për të emëruar deputet duke e shnderruar parlamentin në një institucion që ndërvaret nfa dëshirat politike dhe jo nga interesat e qytetarëve.

 

Zoti Mediu në jetën dhe në skenën politike sot në Tiranë po e ndikon dukshëm ngritja e strukturës përkatëse antikorrupsion, në kuptimin që politikanët njeri tjetrin përpiqen që ta trembin me gogolin SPAK-un. Nëse SPAK do të rihapë çështje siç është ajo e Gërdecit kur ju keni qenë ministër Mbrojtje keni ju ndonjë telash?

Ju po bini në kontraditë me atë që po më pyesni. Ajo që dua të them ështgë se ne si politikanë duhet të heqeim dorë në atë që ka të bëjë me Prokurorinë apo me gjyqësorin kjo nuk do të thotë që ne të jemi të vëmendshëm që të kemi institucione drejtësie të pavarura. Nëse rama  dakord për reformën në drejtësi ramë dakord që ti shërbejë drejtësisë dhe në këtë pikëpamje mendoj se është e domosdoshme që të krijohet një proces i drejtë për të garantuar një institucion drejtësie të pavarur. Përsa i përket rastit konkret që thoni ju është shqyrtuar është diskutuar në nivel gjykatash, pozicioni im ka qenë i hapur kam qenë i pari ministër që kam dhënë dorëheqjen dhe kam marrë të gjithë përgjegjësitë e mia morale në raport me çështjen dhe nuk kam vënë gishtin te kush as te prokurori dhe as të gjyqtari. Nuk dua ti ndërhyjë historisë që nuk ka qenë e lidhur me Fatmir Mediun, kam qenë i hapur dhe skam bërë asnjëherë politike për këtë çështje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *