Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka sabotuar çdo mundesi për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ne mbledhjen e shtabit elektoral të Qarkut të Tiranës, Mediu theksoi se që prej vitit 2013, nuk është bërë asnjë reformë sipas standardeve të ODIHR.

Sipas tij, kreu i qeverisë po përdor Parlamentin për qëllimet e pushtetit të tij. Ndërkohë, nuk heziton të shprehë bindjen se PR do të marrë më shumë se një deputet në Tiranë.

“Si asnjehere me pare, nga 2013 qe qeveris ky regjim i korruptuar, nuk eshte bere asnje reforme zgjedhore sipas standardeve te ODHIR, por e kunderta, ështe shkaterruar Kushtetuta, Kodi Zgjedhor, per t’i mohuar opozites dhe shqiptareve mundesine per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Rama per qellimet e pushtetit te tij po perdorur nje parlament te paligjshem dhe qesharak, por as Rama dhe askush tjeter nuk mund t’i ndalojne shqiptaret per te rimarre pushtetin ne doren e tyre, per t’u rikthyer ne rrugen Europiane. Ne keto zgjedhje mbi 80% e strukturave drejtuese jane te rinj dhe kam bindjen qe PR do te mar me shume se nje deputet dhe rinia do kete perfaqesuesin e saj ne parlament. Se bashku, opozita dhe qytetaret e bashkuar do fitojne dhe ndertojne nje qeveri qe vjen nga vota e tyre dhe iu sherben atyre”, deklaroi Mediu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *