Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh gjatë një takimi me të rinjtë në Tiranë se më 25 prill do të përplasen dy botë të ndryshme, ajo e Edi Ramës që sipas tij përfaqëson një regjim të korruptuar dhe bota e shqiptarëve që duan demokraci.

Ai kërkoi nga qytetarët që të shkojnë e të votojnë në 25 prill pavarësisht bindjeve politike që ata kanë.

Teksa foli për programin e Partisë Demokratike, Mediu tha se do t’i vijë në ndihmë kryesisht biznesit dhe arsimimit të të rinjve.

“Në 25 prill përplasen dy botë me njëra-tjetrën. Bota e Edi Ramës që përfaqëson një regjim të korruptuar dhe të inkriminuar, dhe bota e shqiptarëve që duan një demokraci ku të gjithë janë të barabartë përballë ligjit, ku të luftohet korrupsioni dhe krimi…Duhet t’i kërkoni gjithësecilit të dalë dhe të votojë, pavarësisht çfarë bindje politike ka. Duhet të dalë dhe të votojë dhe të tregojë që fatin e vet e vendos ai vetë. Pastaj mendoj që duhet të gjykojë se si duhet të votojë. E thashë njëherë, duke parë tek familja.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *