Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 April 2026
Vizion fokus

Trump merr pjesë në bisedimet SHBA–Liban–Izrael në Washington

Me 76 vota pro, miratohet projektligji për krijimin e...

Alibeaj: Duhen ndryshime kushtetuese, por jo ashtu siç kërkojnë...

Petraj: SPAK do të vijojë ndër vite! Kalaja: Është...

Kikia: Rama dhe Berisha kanë ndërruar role, komike situatat...

Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërrohet...

Alibeaj: Shqipëria të krijojë kushte për investimet e Perëndimit,...

Kalaja: SPAK ka bërë hapa pas nën drejtimin e...

Aksident tragjik në Kavajë, humb jetën këmbësori

Kikia: SPAK nën drejtimin e Brahos është bërë më...

Mediu: PR gati të dalë edhe vetëm, opozita duhet të krijojë një kontratë sociale

9 Janar 13:44

Fatmir Mediu zhvilloi një takim me koordinatorët e Qarkut Tiranë. Sipas kryerepublikanit Rama po bën çdo gjë, çdo ditë, çdo moment për të përcarë opozitën.

 

E filloi me Reformën Zgjedhore, me ndryshimet kushtetuese, për t`a përçarë opozitën, vazhdoi me Kodin Zgjedhor që opozita të ishte e ndarë, sepse qëllimi i tij ishte përçarja e opozitës, në mënyrë që ai të kontrollojë marrëdhënie, të krijojë pazare, të marrë pushtet, nëpërmjet krimit, korrupsionit dhe blerjes së votës. Kjo kërkon padyshim një organizim opozitar të qënësishëm.

 

Mediu I tha drejtuesve të partisë në Tiranë se PR është njësoj e përgatitur si për të qënë në koalicion me PD ashtu edhe për të dalë vetëm.

 

Ne jemi qartësisht të organizuar, për të ecur dhe të vetëm në fushatë elektorale. E përsëris, votat që duhen për të marrë një mandat në koalicion, janë po aq vota sa duhen për të marrë një mandat edhe si parti më vete. Mënyra për t`a larguar këtë regjim, është vlerësimi i çdo individi në opozitë, çdo qytetari, në mënyrë të padiskutueshme vlerësimi i çdo subjekti politik të opozitës, bashkëpunimi dhe bashkërendimi i të gjitha forcave politike të opozitës është domosdoshmëri, partive tradicionale, partive të reja, partive opozitare, majtas dhe djathtas, bashkëpunimi me qytetarët, për të ndërtuar frymën e besimit dhe të ndryshimit në Shqipëri. Është e domosdoshme që ta bëjmë.

 

Mediu shtoi se opozita ka nevoje të krijojë një kontratë sociale për qeverisjen dhe ndërtimin e shtetit shqiptar.

 

Në qoftë se ka sot subjekt politik, i cili ka interesin e koalicionit, në radhë të parë është Partia Demokratike. Por si? Do ta bëjmë thjesht si një marrëdhënie arithmetike, apo do të krijojmë një sinergji brenda koalicionit, siç kemi bërë herë tjetër, për të vlerësuar ide dhe qëllime të përbashkëta, dhe për të vlerësuar individë që kanë autoritet, peshë, integritet, profesionalizëm, për të kandiduar dhe për të qeverisur vendin. Në qoftë se ne nuk do t`i kemi këto dy marrëdhënie, e para ide të qarta, të cilat nuk janë vetëm tonat, por janë të gjithë shoqërisë shqiptare, kthehen në një marrëdhënie me ta, unë mendoj që do të jemi te mangët në angazhimin tonë. Është e rëndësishme që ne të krijijmë një kontratë sociale të opozitës, për qeverisjen dhe ndërtimin e shtetit shqiptar, mbas zgjedhjeve të 25 prillit dhe rikthimin në rrugën e integrimit europian, një marrëdhënie dhe një kontratë sociale dhe politike që duhet ta bëjmë të lexueshme, të kuptueshme, të pranueshme apo të diskutueshme me çdo shqiptar, në çdo skaj të Shqipërisë, për ta bërë pjesë të proçesit, sepse pjesëmarrja në këtë proçes zgjedhor është një element jashtëzakonisht i rëndësishëm.

 

 

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Mediu opozita PR zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Me 76 vota pro, miratohet projektligji për krijimin e Agjencisë së Arsimit

më shumë...

Alibeaj: Duhen ndryshime kushtetuese, por jo ashtu siç kërkojnë t’i bëjnë Rama dhe Berisha

më shumë...

Petraj: SPAK do të vijojë ndër vite! Kalaja: Është i paprekshëm, por duhet rol më i fortë i SHBA-së

më shumë...

Kikia: Rama dhe Berisha kanë ndërruar role, komike situatat që po ndodhin me SPAK

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:07

Trump merr pjesë në bisedimet SHBA–Liban–Izrael në...

10:50

Me 76 vota pro, miratohet projektligji për...

10:48

Alibeaj: Duhen ndryshime kushtetuese, por jo ashtu...

10:46

Petraj: SPAK do të vijojë ndër vite!...

10:33

Kikia: Rama dhe Berisha kanë ndërruar role,...

10:12

Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE...

9:54

Alibeaj: Shqipëria të krijojë kushte për investimet...

9:49

Kalaja: SPAK ka bërë hapa pas nën...

9:48

Aksident tragjik në Kavajë, humb jetën këmbësori

9:47

Kikia: SPAK nën drejtimin e Brahos është...

9:40

“Shqipëria, vend me korrupsion galopant”, Kaziaj: SPAK...

9:29

Alibeaj: Puna e SPAK e shkëlqyer, profesionistë...

9:25

Aksioni i fundit i SPAK, Petraj: Sekuestrimet...

9:14

Trump: Nuk kam asnjë nxitim për marrëveshjen,...

8:24

“Negociatat me BE-në në ritmin e duhur”,...

8:09

Deputetët e PD bllokojnë foltoren e Kuvendit,...

7:59

Ministri izraelit: Po presim dritën jeshile të...

7:46

Zelensky: Kredia e BE do të na...

7:26

Numri i të vdekurve në Gaza shkon...

7:18

Kriza brenda qeverisë britanike, Starmer nën presion...

Më të klikuarat

  • Bashkimi i Uranit me Venusin sjell të papritura në dashuri d...
  • Vanesa komenton takimin me vëllain në Ferma VIP: E kam puthu...
  • Tiranë/ 28- vjeçarja gjendjet e pajetë në apartamentin me qi...
  • Arjan Ndoja dëshmon në gjyqin për atentatin e Shkozetit: Jam...
  • Rama ndan pamjet nga vizita në Greqi: Ditë e ngrohtë në Athi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.