Opozita e ka mbyllur këtë vit me rikthimin në parlament pas 6 muajsh mungese, duke thyer kështu bojkotin e kuvendit.  Ndërkohë nuk dihet se si do të vijojë marrëdhënia e saj me Kuvendin.

 

Megjithatë në gjirin e opozitës ka zëra të ndryshëm sa i takon kësaj çështjeje.  Për të folur më shumë rreth kësaj situate në edicionin e lajmeve në Vizion Plus ka qenë kryetari i partisë Republikane Fatmir Mediu.

 

Opozita është rikthyer në parlament dhe i ka dhënë fund bojkotit 6-mujor, por ka zëra që thonë se vitin tjetër marrëdhënia do të jetë e kushtëzuar. ju keni qenë ndër ato pak zëra brenda opozitës që keni kërkuar një marrëdhënie tjetër me parlamentin, për çfarë bëhet fjalë saktësisht?

 

Opozita duhet ta shikojë parlamentin si një nga institucionet më të rëndësishme kushtetuese për sa kohë që parlamenti është përfaqësues i qytetarëve shqiptarë dhe duke parë një strategji tashmë të hershme të Edi Ramës për ta zhvlerësuar institucionin e Kuvendit të Shqipërisë sepse do ti japë autoritet dhe pushtet vetëm ekzekutivit. Pasi kontrolloi gjyqësorin në mënyrë të vazhdueshme ka shpërfillur dhe ka shpërdoruar një nga pushtetet më të rëndësishme që është Kuvendi i Shqipërisë, pra pushtetit legjislativ për të pasur vetëm atë ekzekutivi. Ne si deputet të opozitës jemi aty përfaqësues të qyetetarëve nuk e kemi marrëdhënien për shkak të Edi Ramës por për interest e qytetarëve. Me fjalën dhe me veprimin tonë duhet ti japim vlerë asaj çfarë duam të bëjmë me qytetarët, duke krijuar një diferencë të qartë në opinionin qytetar se çfarë duam ne të ndërtojmë dhe kush është e keqja nga qeverisja e Ramës.

 

Kjo nuk bëhet duke qëndruar jashtë parlamentit sipas jush?

 

Jo parlamenti është një institucion i rëndësishëm që duhet të shfrytëzohet, ne do të shkojmë shpejt në zgjedhje parlamentare dhe duhet ti bindim qytetarët shqiptarë se parlamenti është një institucion i rëndësishëm dhe pjesmarrja e tyre për të votuar është shumë e rëndësishme, dhe ka një interes primar për opozitën që të ketë një pjesmarrje të lartë të votuesve.

 

A ja keni shpehur këtë shqetësim z.Basha dhe aleatëve të tij?

 

Ne kemi ndarë mendime të ndryshme, tashmëjemi në një pikë që duhet të shfrytëzojmë çdo lloj hapësire mediatike, institucionale, publike për ta bërë sa më të fortë rolin e opozitës në parlament në protesta dhe unë mendoj se nëse vjen për të protestuar diaspora protestojnë studentët, opozita e ka për detyrë që të organizojë një protest qytetareve përballë kryeministrit për të gjitha abuzimet, korrupsionin krimin për problemet që ka shoqëria.

 

Në sesionin tjetër të 2019-ës do të jeni në parlament apo jo?

 

Do të jemi nuk ka vendim tjetër edhe kjo fazë që kaloi nuk ishte bojkot por një raport që ne kërkuam të ndërtuam. Është thënë se u kthyem për shkak të mandatit kjo është gënjeshtra më e madhe, sepse mandatet nuk digjen sipas rregullores dhe ligjet mandate digjet kur ti për 6 muaj rrjesht nuk ke mandate parlamentar, kështu që aktivitet parlamentar është mbledhja e grupit parlamentar, është dhe kontakti me votuesit është dhe pjesmarrja në delegacion. Ishte një histori banale vetëm për të hedh baltë mbi opozitën.

 

Çfarë do të jenë hapat e aksionit opozitar ndërkohë që kemi zgjedhjet lokale në prag?

 

Hapi i parë është angazhimi i opozitës për të mundësuar zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri, mendoj se PD dhe opozita duhet të heqë dorë nga naiviteti që PS-ja po shtron platformën për të pasur zgjedhje të ndershme. Dëgjova z. Balla që thotë hajde të votojmë për reformën dhe kanë paraqitur në mënyrë të njëanshme një draft të PD, e dini ju se ka 13 drafte në komisionin e posaçëm dhe nuk është shqyrtuar asnjë. Përveç asaj është ngritur një grup teknik ekspertësh me përfaqësues të partive politike që nuk janë mbledhur asnjëherë por janë bërë vetëm disa séance me institucionet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me reformen zgjedhore por nuk ka një analizë apo diskutim për këtë.

 

 

Mbyllja e vitit u be pa miratimin e reformës, se tashmë nuk ka as kohë për të ecur në këtë drejtim, a i dëmton zgjedhjet lokale?

 

Padyshim që i dëmton zgjedhjet sepse nuk kemi një standart ligjor të përcaktuar sipas vërejtjeve të OSBE-Odir apo praktikave të dëmshme të blerjes së votës, të interferimit në procesin zgjedhor të strukturave të shtetit. Në këtë pikë kemi ardhur se nuk ka pasur funksion normal të reformës zgjedhore, viktimë për këtë kanë rënë dhe kolegë tanë të opozitës është e rëndësishme që ne të kuptojmë se ne që në fillim duhet të debatojmë çështje të rëndësishme siç është blerja e votës, folëm për votimin elektronik por tashmë jemi në fazën që nuk diskutojmë as për project pilot, për më teoër kur flasim për zgjedhjet lokale, duhet të kuptojmë se parlamenti ka dalë jashtë funksioneve kushtetuese të tij. Shqiptarët nuk duhet vetëm të votojnë një përfaqësues që ju dërgon partia, por duhet të dinë se cili është përfaqësuesi i tyre në Parlament, kjo do të ishte dhe situate më e mirë politike. Kjo është një mënyrë që vjen përmes garës sepse përzgjedhja në mënyrë artificiale e njerëzve do të bënte që ato të silleshin po ashtu edhe në Kuvend.

 

Meqë jemi te dëmtimi i zgjedhjeve po partitë e vogla i dëmton kjo situatë?

 

Gabimi është se këtu diskutohet partitë e vogla dhe partitë e mëdha ndërkohë që çështja është standarte, procesi i reformës zgjedhore është që të synojë që ti japë qytetarëve shqiptarë të drejtën për të votuar në mënyrë të barabartë dhe për me tej për të qenë më të përfaqësuar sipas kushtetutës. Procesi dëmton çdo lloj subjekti politik por në radhë të parë dëmton vetë qytetarët shqiptarë. Garantimi sipas ligjit i të drejtës së votës duhet të shoqërohet në radhë të parë me një parlamet kushtetues nga pikëpamja ku qytetarët kanë çuar përfaqësuesit e tyre.

 

Ditët e fundit të dhjetorit ne kemi parë lëvizjet dhe protestat shumë ditore të studentëve të cilat janë pranuar edhe nga qeveria se kanë shkundur qeverinë por jo vetëm edhe opozitën. Duke parë këto protestat studentore dhe duke parë nga krahu tjetër që opozita shpesh herë ka premtuar betejë të fortë kundër qeverisë, etj, duke bërë një krahasim mbi qëndrimin opozitare dhe asaj që sollën studentët a jeni ju i kënaqur me mënyrën se si është bërë opozitë deri më tani nën drejtimin e z. Basha?

 

Do të ishte absurd nëse unë do të isha i kënaqur sepse nuk është çështje e Bashës, unë jam pjesë e opozitës dhe fakti që situate në vend vjen gjithnjë duke u rënduar, ka një largim masiv të qytetarëve, ka një mungesë shprese kjo padyshim shton edhe çështjen që kanë të bëjnë me mënyrën e sjelljes apo oragnizimit politik të opozitës. Ajo që ndodhi me protestën e studentëve është një gjë e jashtëzakonshme, dhe po e them sinqerisht do të ishte momenti që ne të reflektojmë duke mos parë thjeshtë kush është raporti politik i yni me studentët por duke u dhënë atyre kredon për atë gjë të mrekullueshme që kanë bërë, kanë ringjallur edhe njëherë shpresën në shoqërinë shqiptare. E vetmja mënyrë për të ndryshuar Shqipërinë është që këta studentë të bëhen pjesë e proceseve, e vetmja mënyrë për ti bërë pjesë e proceseve është të mos mbyllim dyert apo të përzgjedhim se kush është i yni, por tju hapim rrugë proceseve ku ata përmes forces dhe kurajës të bëhen pjesë e garave elektorale e proceseve politike, dhe proceseve vendimarrëse në vend. Në këtë moment ne duhet të reflektojmë si opozitë se kush është ndjesia e qytetarëve se kush është ndjesia e studentëve dhe unë besoj se si lufta ne parlament, protesta masive protesta dhe të lokalizuara por gjithmonë duke i bindur shqiptarët që duhet të jenë pjesë e proceseve. Largimi nga politika i shërben vetëm pushtetit kriminal dhe të korruptuar sot.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *