E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Qëlloi me armë ndaj një automjeti të parkuar, shpallet në kërkim Fadil Ternova

Policia ka shpallur në kërkim Fadil Ternovën, pasi ditën e djeshme qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar në Bulqizë.

Ternova qëlloi me armë ë drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit Afrim Peti.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk kishte pasoja në njerëz ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit.

“Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të hetimeve të thelluara për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi Fadil Ternova, 36 vjeç, banues në Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar të shtetasit A.P.

Reklamë

Në vijim të veprimeve, është bërë arrestimi i shtetasit Xhoni Sollaku, 20 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ka ndihmuar autorin Fadil Ternova, për tu larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë vijon puna intensive për kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi policia. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë