Një i dënuar në Korçë ka tentuar që të fusë në ambjentet e burgut  22 doza narkotike.

 

Sipas policisë i dënuari B. L, i sapo kthyer nga leja shpërblyese kishte transportuar 22 doza narkotike, në qese plastike, duke i gëlltitur. Droga është zbuluar pas kryerjes së ekografisë, e cila verifikoi se i dënuari kishte gëlltitur në stomakun e tij plot 22 doza.

 

Gjithashtu një tjetër rast është goditur edhe në burgun e Peqinit, ku të dënuarit kishin fshehur 4 telefona celularë në pajisjet elektroshtëpiake të të dënuarve me iniciale D. H dhe E. H.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *