Subscribe

Prodhimi i ullirit për këtë vit parashikohet të jetë në sasi minimale, kjo për shkak të thatësirës së madhe të verës, por edhe vetë ciklit prodhues. Sipas fermerëve të disa fshatrave në Vlorë, ky prodhim do të reflektohet edhe në një sasi më të pakët të vajit në treg dhe si pasojë rritjen e çmimit të tij.

 

“Është një nga vitet më të këqija për shkak të thatësirës. Ky fshat është kryesisht për ullinj, po ka një të keqe që nuk ka ujë për vaditje dhe prodhimi që kemi është shumë i fishkur. Këtë vit vaji i ullirit do jetë shumë i shtrenjtë se nuk ka ullinj.”

 

“Nuk është puna që nuk po punojmë, por nuk ka ullinj. Më e keqja është që do rritet çmimi se nuk do ketë prodhim. Do ketë çmim të lartë edhe ulliri edhe vaji.”

 

“Kemi prodhim të pakët. Ja këto dy rrënjët vjet më dhanë 150 kile ulli, këtë vit as 50 nuk do marr. Vaji i ullirit do shkojë shumë shtrenjtë dhe ky është problem në të gjitha zonat ku ka ullinj këtej.”

 

Një situatë e tillë vjen pas mbiprodhimit që u regjistrua sezonin e shkuar, ku vaji i ullirit u shit me një çmim të ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *