Kronikë
Me maska dhe me shkopinj në duar, protestuesit vijojnë të hedhin gurë dhe molotov, policia përgjigjet me ujë dhe gaz

“Molotovë, gurë, fishekzjarrë, sende të forta dhe tym”, kjo është pamja që shihet tashmë në sheshin “Skënderbej”, pas përplasjeve të forta mes protestuesve dhe policisë, të cilat vijojnë.
Persona të maskuar dhe me shkopinj në duar vijojnë të godasin policinë me gurë, molotovë dhe sende të tjera të forta, ndërkohë që uniformat blu janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë.
Kujtojmë se tensione ka edhe në Unazë, pranë Lanës, afër Kishës Katolike dhe selisë së PD-së.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




