Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu ka uruar festën e Sulltan Novruzit të gjithë besimtarëve bektashinj.

 

Në mesazhin e tij, lideri demokrat inkurajon shqiptarët se do ta kapërcejnë këtë sfidë me të cilën po përballet bota sot, “me forcën që na ka bërë të pamposhtur në historinë tonë dhe në besimin në Zot”.

 

“Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve bektashinj dhe të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Sulltan Nevruzin, këtë ditë hyjnore të shpresës dhe të dritës! Me forcën që na ka bërë të pamposhtur në historinë tonë dhe besimin në Zot, do ta kalojmë këtë sfidë! Dielli i shpresës dhe mirësisë shndritë të sotmen dhe të nesërmen e çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *