Talat Xhaferi është rizgjedhur në postin e kryeparlamentarit me 62 vota pro dhe 43 kundër. Ai mori mbështetjen e Koalicioni “Mundemi” te  BDI dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja. Ndërsa Alternative Shqiptare braktisi sallën, deputetët e VMRO-DPMNE dhe e majta votuan kundër.

Tashmë pas zgjedhjes së kreut të Kuvendit, në ditët në vijim do të votohet edhe qeveria e re nën drejtimin e kreut të LSDM-së Zoran Zaev.

Ndërkohë brenda partisë opozitare VMRO-DPMNE kanë nisur pakënaqësitë.

Ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë te saj kanë ndërmarrë një nismë, ku kërkojnë dorëheqjen e liderit Hristijan Mickoski, pas humbjes së tij në zgjedhjet lokale të parakohshme dhe parlamentaret. Mbështetësit  e VMRO-së  kërkojnë mbajtjen e një kongresi të jashtëzakonshëm për të zgjedhur një drejtues të ri Pas këtyre disfatave te njëpasnjëshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *