Vijojnë kontrollet intensive me radar në Bypass-in e Fierit, për parandalimin e aksidenteve rrugore. Kapet nga radari një tjetër automjet luksoz që lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.

 

Me 6 gjoba të papaguara dhe me xhamin e parë të riveshur, bllokohet automjeti që drejtohej me shpejtësi 208 km/h, nga 21- vjeçari H. M., banues në Kamëz.

 

Automjeti tip “Audi” u konstatua në Bypass-in e Fierit me shpejtësi tej normave të lejuara.

 

Pas paraqitjes së dokumentacionit, rezultoi se automjeti nuk kishte leje për mbajtjen e xhamit të parë të riveshur si dhe nuk kishte paguar 6 masa administrative.

 

21-vjeçarit iu bllokua leja e drejtimit për 6 muaj, si dhe u gjobit 80.000 lekë të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *