Segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit, në drejtimin Qafë Thana – Qyteti i Pogradecit, është mbyllur përkohësisht për qarkullim për shkak të rrezikut të rënies së gurëve.
Mbyllja vjen si pasojë e dëmtimit të një pjese të skarpatës nga reshjet e dendura të ditëve të fundit.
Autoritetet bëjnë me dije se kufizimi prek vetëm hyrjen e Unazës, ndërsa pjesa tjetër e qarkullimit vijon normalisht.
Ekipet e punonjësve ndodhen në terren dhe po punojnë për stabilizimin dhe sistemimin e skarpatës së kodrës, punime që do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.
Rihapja e segmentit do të komunikohet sapo të përfundojnë punimet dhe të garantohet plotësisht siguria për drejtuesit e automjeteve.
/vizionplus.tv





