E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Merz: Evropa duhet të përfshihet në çdo marrëveshje për Ukrainën

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, paralajmëroi se SHBA-ja nuk duhet të anashkalojë Evropën në negociatat me Rusinë për Ukrainën.

Ai theksoi se çdo marrëveshje duhet të marrë miratimin e vendeve evropiane për të siguruar një paqe të qëndrueshme.

Në fjalën e tij para ligjvënësve në Parlamentin gjerman, Merz u shpreh se evropianët duan të shohin përfundimin e luftës në Ukrainë sa më shpejt, por nënvizoi se një marrëveshje e negociuar vetëm midis “fuqive të mëdha”, pa pëlqimin e Ukrainës dhe të Evropës, nuk do të krijojë baza të qëndrueshme për paqe.

“Çështjet evropiane mund të vendosen vetëm në marrëveshje me Evropën,” tha Merz, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së kontinentalëve në çdo vendim që prek rajonin dhe aleancën me SHBA-në.

Vazhdo të lexosh

Reklamë