Një lajm i hidhur ka tronditur botën mbrëmjen e së hënës, ku u informua se Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer.

Mbreti Charles i cili është pasardhës i fronit pas Mbretëreshës Elizabeth e cila u nda nga jeta në shtator të vitit 2022, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas informacioneve të deritanishme mbreti iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale nga prostata, por sipas Buckingham Palace tumori nuk është në këtë pjesë, por në një organ tjetër, që nuk e kanë specifikua.

Por çfarë parashikonte një vit më parë Athos Salomé i njohur ndryshe si “Nostradamusi i Brazilit”, i cili i bëri jehonë parashikimeve të bëra nga mistiku Nostradamus në fund të shekullit të 16-të lidhur me mbretërinë në Britani.

Nostradamusi ka parashikuar në vitin 1555 se vititi 2024 do të ketë ndryshime të mëdha, duke nisur nga një “Mbret” i ri në Britani dhe deri tek ndryshimi i Papës.

Një vit më parë Salomé ndërsa sillte në kujtesë parashikimin e bërë nga Nostradamusi theksoi Mbreti Charles mund të tërhiqej para kohe nga pozicioni për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Por a është momenti që Charles të tërhiqet nga Froni, çfarë parashikonte Nostradamusi dhe Salomé

Mistiku i njohur parashikonte se Mbreti Charles mund të tërhiqet nga froni, një parashikim i bërë më parë nga Nostradamus origjinal, por parashikimi thotë se pasuesi i kurorës nuk do të jetë princi William.

Athos Salomé duket se ka marrë tashmë stafetën e parashkuesit francez me profeci si ajo e pandemisë apo dhe vdekja e mbretëreshës së Anglisë.

Mbreti Charles III, duhet të kujdeset shumë për shëndetin e tij, për problemet me prostatën dhe organet gjenitale. Këto duhen bërë nëse do të mbretërojë i qetë”, deklaronte një vit më parë Salomé.

/Vizionplus.tv/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *