Subscribe

Mbi 2 miliardë lekë kërkon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të bërë të mundur identifikimin elektronik të votuesve për zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit.

 

Në kërkesën drejtuar Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave, institucioni përgjegjës i organizmit të zgjedhjeve kërkon me urgjencë dhënien e këtij fondi, për shkak se afatet për mundësimin e identifikimit elektronik është vetëm 145 ditë nga data e zgjedhjeve.

 

Përcaktimi i kësaj shume erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri një studim të tregut vendas dhe të huaj në fushën e teknologjisë. Nga analiza financiare rezultoi se kostoja për të mundësuar identifikimin elektronik në të 12 qarqet e vendit ishte mbi 2 miliardë lekë, të cilat do të përdoren për blerjen e pajisjeve dhe implementimin e teknologjisë, nga kompania e cila do të fitojë tenderin.

 

Po qeverisë, KQZ i kërkon  mbi 1 miliardë lekë për të mundësuar votimin dhe numërimin elektronik të votave, që në zgjedhjet e ardhshme do të jetë një projekt pilot që përfshin vetëm 20 për qind të zgjedhësve. Si edhe në rastin e identifikimit elektronik, kërkohet urgjencë në vendimmarrje për të mundësuar realizimin në kohë.

 

Për shkak të ngritjes me vonesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e për pasojë të përcaktimit të fondeve që i duhen institucionit për të mundësuar teknologjinë, sipas marrëveshjes së dakordësuar mes palëve politike në 5 Qershor, as fondi për identifikimit as ai për votimin dhe numërimit elektronik, që në total janë mbi 3 miliardë lekë nuk është i parashikuar në buxhetin e shtetit.

 

I vetmi i miratuar është ai prej 1 miliardë lekësh, që sipas KQZ-së do të shfrytëzohet për pagesën e komisionarëve, bazës materiale dhe shërbimeve të tjera zgjedhore të cilat nuk lidhen me implementimin e teknologjisë në zgjedhjet e Prillit.

 

Identifikimi elektronik i votuesve                                                       2.11 miliardë lekë

Votimi dhe numërimi elektronik                                                         1. 24 miliardë lekë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *