E martë, 27 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Mbi 10 mijë emigrantë per 48 orë nga Greqia në Shqipëri, Pashkët në Atdhe

Gjatë 48 orëve të fundit nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë mbi 10.000 emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin grek

Shumica prej tyre duke përfituar nga ditët pushim për të festuar Festën e Pashkës afër familjarëve të tyre në atdhe

Reklamë

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës po punohet me 6 sportele në hyrje, njësoj po punohet edhe në pikën e kalimit kufitar të Kristapologjisë, ku paraqitet fluks i lartë por pa shkaktuar radhë të gjata

Policia kufitare shqiptare ka komunikuar me homologët grek për rastet kur fluksi paraqitet më i lartë, për të vijuar kalimin me procedurë të përshpejtuar për emigrantët që janë të pajisur me dokumenta greke.

Vazhdo të lexosh

Reklamë