Subscribe

Jo plehra ne Shqipëri! Me këtë thirrje dhe me kartonë te kuq ne duar ka nisur protesta e shoqërisë civile për te kundërshtuar ligjin e importit te mbetjeve. Ndonëse pritshmëria ishte shume me e madhe, vetëm disa qindra qytetare, te rinj, gjyshër, prindër e jo vetëm nga Tirana, i janë bashkuar kauzës, per te mos lejuar ardhjen e mbetjeve nga jashtë. E drejtuar nga Aleanca Kundër Importit te Plehrave, protestuesit kane marshuar drejt Kryeministrisë. Organizatoret e protestës kane përsëritur disa here se tubimi nuk është politik, ndonëse ne radhët e protestuesve kishte mjaft aktiviste te Partisë Demokratike, bashkëshorte te deputeteve demokrate, madje dhe ajo e kreut te opozitës. Protesta ka vijuar me thirrje dhe akuza ndaj mazhorances qe miratoi ligjin e mbetjeve. Para Kryeministrisë, protestuesit kishin vendosur dy qese mbeturinash me fotot e kryeministrit Edi Rama dhe Eduart Shalsit, një nga nismëtaret e miratimit te ligjit. Protesta është mbikëqyrur nga forca te shumta policie, te cilët per here te pare ne nje tubim janë pajisur me kamera. Pas Kryeministrisë, protestuesit qe priteshin me te shumte ne numër i janë drejtuar presidencës. Ata i kane bere thirrje kreut te shtetit te ktheje ligjin. Protesta disa oreshe është mbyllur e qete dhe pa incidente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *