Qeveria është shprehur e gatshme ndaj kërkesës së studentëve protestues. Kryeministri Rama këtë të hënë ka bërë një ofertë të qartë, për të plotësuar kërkesat e tyre e madje edhe më shumë se kaq, por studentët e kanë refuzuar dialogun.

 

Akoma nuk është e qartë se si mund të përmbushen kushtet e studentëve, duke pasur parasysh se shumë prej tyre përfshijnë çeshtje që kanë nevojë të shqyrtohen në detaje.

 

Ndërkohë për të diskutuar mbi këtë situatë, nga studio e edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus, ka folur nenkryetari i Bashkise së Tiranës Arbi Mazniku, i cili ka qene edhe zevendësministër i arsimit.

 

Në fjalën e tij Mazniku ka theksuar se propozimet e kryeministrit janë mjaft interesante për të krijuar një epokë të re në arsim.

 

“Kryeministri sot vendosi një element që është dialogu, ministria e arsimit, kryesia e kuvendit Kryeministria kanë një set kërkesash që vijnë nga protestuesit një është me 5 një me 4 një tjetër me 8 pike, përsa kohë nuk ka një mundësi që qeveria të ketë një plan përpara për të dialoguar me studentët e ka të pamundur që të dialogojë për kërkesat e studentëve. Përmes kërkesës së tij Kryeministri ka bërë të qartë dhe një element tjetër, ka ndryshuar mënyra se si qeveria përqas protestat, nëse para disa vitesh ne kishim protestues dhe nuk kishte asnjë që i dëgjonte sot ne kemi një situatë, kemi grupe protestues, qeverinë të gatshme për të dialoguar dhe kemi protestues që thonë se sduam të dialogojmë. Sot besoj se ndahet qartësisht grupi i studentëve që kanë në mënyrë të qartë interesa gjenonime për problemet e tyre si çështja e tarifave e konvikteve apo çështja se si funksionon universiteti dhe ato që kanë një agjende politike.”

 

Më poshtë intervista e plotë e zotit Mazniku të dhënë për Vizion Plus;

 

Kryeministri Rama u ofroi këtë të hënë studentëve plotësimin e kërkesave, por ata refuzuan dialogun. A ishte e mjaftueshme, sipas jush ajo që Rama u dha të rinjve?

 

Propozimi i kryeministrit ishte përtej priteshmërieve jo vetëm nga protestuesit por nga çdo sy tjetër që po ndiqte situatën. Kryeministri sot në tavolinë ka vendosur një mundësi dialogu për të zgjidhur në mënyrë sistematike një set problemesh të sistemit të lartë përtej problemeve të vogla çështjes së tarifave apo gjendjes së konvikteve, por çështje që kanë të bejnë me strukturën se si mund të funksionojë më mirë nga pikëvështrimi financiar sistemi. Propozimet e kryeministrit janë mjaft interesante dhe të dobishme për të vendosur një epokë të re në arsim. Kryeministri sot vendosi një element që është dialogu, ministria e arsimit, kryesia e kuvendit Kryeministria kanë një set kërkesash që vijnë nga protestuesit një është me 5 një me 4 një tjetër me 8 pike, përsa kohë nuk ka një mundësi që qeveria të ketë një plan përpara për të dialoguar me studentët e ka të pamundur që të dialogojë për kërkesat e studentëve. Përmes kërkesës së tij Kryeministri ka bërë të qartë dhe një element tjetër, ka ndryshuar mënyra se si qeveria përqas protestat, nëse para disa vitesh ne kishim protestues dhe nuk kishte asnjë që i dëgjonte sot ne kemi një situatë, kemi grupe protestues, qeverinë të gatshme për të dialoguar dhe kemi protestues që thonë se sduam të dialogojmë. Sot besoj se ndahet qartësisht grupi i studentëve që kanë në mënyrë të qartë interesa gjenonime për problemet e tyre si çështja e tarifave e konvikteve apo çështja se si funksionon universiteti dhe ato që kanë një agjende politike. Studentët nga mënyra se si po reagojnë në vijimësi ndaj ofertës së kryeministrit do të tregojnë nëse janë vërtet aty për qëllimin e tyre të sinqertë apo janë duke u bërë padashje vegël politike e autorëve të ndryshëm që kanë për synim ti përdorin për rrëmujë politike.

 

Kjo sipas jush shpjegon dhe refuzimin e studentëve për tu ulur në tryezën e dialogut?

 

Besoj se ka dy momente në këtë çështje e para është se aty është krijuar një frymë e protestës dhe mendojnë se kush mund të shkojë për negociatën mund të jetë ndryshe, por ka dhe shumë faktorë se në qoftëse protesta deri dje ishte ajo e studentëve që kishin një shqetësim të mirfilltë, ndaj dhe ka këtë reagim nga qeveria dhe kryeministri për tju gjetur një zgjidhje për kërkesat e tyre. Ndërkohë që besoj se tashmë protesta është duke u instrumentarizuar nga forca dhe rryma të ndryshme që nuk kanë më qëllim interesat e studentëve por kanë një agjende politike për të krijuar një zhurmë rreth kësaj çështje.

 

Zoti Rama ka folur këtë të hënë në hapa konkret foli për ulje tarifash, për transparencën për punësimin e më të mirëve për mbështjetjen financiare  për familjet e varfëra. A mund ti paraprijë qeveria dialogut duke i plotësuar menjëherë këto kërkesa pa patur nevojë për heqjen e kushteve për dialogun?

 

Unë mendoj se një ndër elementët kryesor të kësaj qeverisje ka qenë bashkëqeverisja, bashkë me grupet e interesit, studentët dhe me grupet që kanë një shqetësim ndaj dhe unë besoj se ajo paketë duhet të marrë formën e saj përfundimtare në një element të mirfilltë qeverisje në bashkëqendim dhe në bashkëqeverisje në ndërveprim me studentët. Ka një diferencë të qënësishme në vendimin e Këshillit të Ministrave dhe paketës së sot. Vendimi i KM ishte të hiqej kjo pikë, ndërsa në çështjet që janë diskutuar kryeministri e tha sot me të drejtë. A është e drejtë që ne të kemi një ulje tarifash prej 50 % për të gjithë studentët apo ne duhet diferencuar. Studentët që vijnë nga familjet në nevojë mos të hiqet 50 % por të hiqet 100 % dhe të mos i hiqet studentëve ekselentë 50 % por 100 %. Nga ana tjetër a është e drejtë që shoqëria të marrë një kosto më të madhe për ato studentë që vijnë në universitet dhe janë me 5-6 .pra dhe kjo është një çështje që duhet diskutuar, mos është më mirë që ne të mbështesim studentët që vijnë nga familjet në nevojë dhe ekselentët dhe të mbështesim në një normë tjetër pjesën tjetër që janë të mesëm. Kjo është jë çështje që duhet diskutuar me studentët, dhe që vlen për diskutim është përfshirja në 50 % në zgjedhjet në Universitete. Të gjejmë një rast në të gjithë botën e qytetëruar ku kjo është e tillë, madje janë të pakta rastet kur kanë 10 % e studentëve shqiptare. Sepse zgjedhja akademike nga pjesa e studentëve është një çështje që është e ndryshme.

 

Si mund të zgjidhet çështja në kushtet kur nuk ka dialog?

Një ndër kërkesat e drejta është që të trajtohen si qytetarë evropianë, dhe unë jam dakord që ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Evropa dhe në kujtim të dhjetorit të vitit 90”. Nëse duam të sillemi si të tillë kjo bëhet përmes dialogut, Evropa është kjo që është sot sepse ka kaluar përmes dialogut.

 

 

Mos është një dialog i vonuar?

 

Dialogu nuk është kurr i vonuar nëse do të shikojmë historikun se si kemi ardhur deri këtu, kjo qeveri ka bërë më shumë për studentët se çfarë mund të kenë bërë shumë qeveri bashkë përpara. Kjo është qeveria që mbylli universitetet kioska, ka arritur në mënyrë sistematike financimin për arsimin e lartë, kjo është një qeveri e cila ka sjellë agjensinë angleze të akreditimit dhe ka ndihmuar në akreditimin e arsimit të lartë. Është bërë mjaftueshëm shumë por nuk është bërë aq sa duhet, dhe padyshim që ka shumë për të bërë akoma për ta sjellë sistemin arsimor shqiptar në nivelet e duhura, por kjo nuk mund të bëhet as vetëm nga qeveria, as nga petagogët as nga studentët, as me ultimatum por me dialog. Unë besoj se kryeministri duke dhënë një ofertë atë të dialogut i ka dhënë mundësinë studentëve të bëhen aktorë në një moment historik për ta ndryshuar sistemin e arsimit të lartë dhe për të ecur përpara, si dhe për tu ndarë ata që nuk kanë interes te jeta, tarifat e studentëve  dhe mënyra se si funksionon universiteti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *