Avokati i njohur Altin Goxhaj foli sot për amnistinë penale dhe situatën e burgjeve në vendin tonë.

Në intervistën e tij për emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, avokati tha se burgjet në Shqipëri janë të mbipopulluara dhe se diçka e tillë barazohet me torturë për të dënuarit.

Lexo edhe :

Related Posts

Goxhaj tha se numri i të paraburgosurve ështe dyfish nga ai i të burgosurve, teksa solli si shembull rastin e fundit që ka bërë bujë në media, çështjen e këngëtares së njohur Maya, e cila akuzoi bashkëshortin për dhunë.

Ky i fundit pas akuzës së Mayës publikoi një video ku tregonte se Maya kërkonte ndihmë, duke u shtirur se dhunohej nga ai. Por në fakt në video ai po mbante distancë nga Maya.

Goxhaj e paralelizoi rastin e Mayës me atë te princ Lekës, i cili gjithashtu publikoi një video për të hedhur poshtë akuzat e ish-bashkëshortes për dhunë.

Lidhur me këtë avokati tha sistemi i paraburgimeve është problematikë e madhe, pasi fut persona në paraburgim pa kriter.

Ai tha se nëse burri Mayës nuk do kishte publikuar videon, ai do përfundonte në paraburgim deri sa të provonte pafajësinë e tij.

Altin Goxhaj: Problemi jonë është se kemi shumë të paraburgosur. Kemi dyfishin e të paraburgosurve se sa të bugosur. Burgjet tona janë kriminale, janë të mbipopulluara, mbipopullimi është torturë. Në dhoma ka më shumë persona se sa krevate. A e keni parë atë videon e këngëtare që bëri bujë në media? Maya bërtiste ndihmë kot, për të treguar se po më dhunon burri, njësoj si gruaja e Lekës, të rrojë princesha po e quaj në këtë rast. Këto skema tregojnë se sistemi jonë ka probleme të mëdha…ai burri po mos të kishte paa videon që të tregonte se gruaja bërtiste kot ai do ishte në paraburgim deri sa të provonte pafajësinë. Ne nuk kemi kushte në paraburgim…po vdesin njerëzit në paraburgim, sepse mungon shërbimi shëndetësor./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *