Subscribe

Spektakli “Këngë moj”dhuroi një tjetër natë me muzikë të bukur dhe emocione  në ekranin e Vizion Plus.

 

E enjtja ktheu në skenë artisten Maya Aliçka, në një mbrëmje dedikuar muzikës dhe karrierës së saj artistike.

 

Por ashtu siç është kthyer në një traditë tashmë këngëtares së mbrëmjes ju bashkuan edhe disa prej emrave më në zë të muzikës popullore, si të ftuarit e saj special, sikuese artisti permetar Vaske Curri.

 

Një tjetër e ftuar ishte edhe këngëtarja Kleopatra Dokle, e cila rikthehet në skenën shqiptare vetëm  për “Këngë Moj”.

 

Për të gjithë ata që nuk mundën ta ndiqnin spektaklin “Këngë moj” dhe natën e Maya Aliçkajt, do të kenë mundësi ta shohin ritransmetim te premten në orën 23:00 dhe te shtunën në orën 17:00.

 

Ndërsa për të zbuluar surpriza dhe të tjerë të ftuar speciale, që do ti’ bashkohen skenës së muzikës, “Këngë Moj” ju lë takim çdo të enjte në orën 21:00 vetëm në ekranin e Vizion Plus.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *