Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi ka sqaruar se korrigjimi i testit të Maturës Shtetërore 2020 do të bëhet në mënyrë digjitale. Kjo për arsye sepse i gjithë provimi do të formulohet me pyetje me alternativa.

“Nxënësit, pasi të kenë përfunduar përgjigjet në test, duhet që t’i hedhin në fletë-përgjigje. Më pas, kjo fletë-përgjigje do të administrohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe do të procesohet përmes skanerave”.

Sipas saj, kjo mënyrë do të shkurtojë kohën, si dhe besueshmëria e korrigjimit do të jetë maksimale.

 “Kjo do të shkurtojë kohën e korrigjimit, besueshmëria e korrigjimit është maksimale dhe sigurisht edhe dalja e rezultateve në kohën e duhur. Sërish, bëjmë me dije që brenda datës 30 qershor i gjithë procesi është i përfunduar”.

Vrapi theksoi se procesi i printimit të diplomave të Maturës Shtetërore do të fillojë me datën 1 korrik të këtij viti. Procesi i printimit do të jetë në dy faza:

“Në fazën e parë do të printohen diplomat për të gjithë maturantët të cilët dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit. Ndërsa ditët në vijim, do të mbyllet edhe procesi për pjesën tjetër të maturantëve. Më datë 1 korrik, maturantët të cilët do të studiojnë jashtë, do të kenë në dorë diplomën e Maturës Shtetërore”, tha drejtoresha e QSHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *