Banorët e Matit kanë kujtuar 29 Prilli i vitit 1997 një ndër tragjeditë më të mëdha të ndodhura në këtë zonë, ku  plot 23 persona humbën jetën pas një shpërimi të municioneve luftarake në tunelet e ushtrisë në Qafshtamë.

 

Teksa gërmonin për he hequr diagoret dhe për të marrë materialin luftarake të cilin më pas do ta shisnin, gra, fëmijë e të rinj mbeten të vdekur pasi njëri nga tunelet shpërtheu.

 

Për të përkujtuar këtë tragjedi, banorë të fshatit Selixë i cili kishte edhe numrin më të madh të atyre që humbën jetën, ishin pranë vendit të tragjesisë për të përkujtuar të afërmit e tyre. Vetëm 11 nga 23 viktimat janë identifikuar dhe varrosur, ndërsa të tjerëve nuk iu është gjetur trupi.

 

Pak muaj më parë, ministria e mbrojtjes nëpërmjet forcave xhenjere nisi pastrimin e tuneleve ku dhe konstatoi eshtra njeriu në njërin nga tunelet. Ndërkohë banorët që kanë humbur të afërmit e tyre aty, thonë se prej 7 muajsh nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga ministria e mbrojtjes e cila as kampione AND-je nuk ka marrë për të zbuluar se kujt i përkiste.

 

Gjithashtu banorët e Selixës shprehen se në këto vite shteti nuk është kujdesur për ta, madje në vitet e fundit nuk po përkujtohen më këto viktima nga instancat shtetërore apo lokale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *