Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
07 May 2026
Vizion fokus

“Toyota Yaris”/ GJKKO dënon avokaten Erida Lazimi për ndikim...

Nuk ka më kompensime për anulimin e fluturimeve, BE...

OBSH: 17 mijë njerëz të kafshuar nga minjtë në...

Akuzohen për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm, GJKKO kalon...

Rubio takon Papën në Vatikan, bisedime kokë më kokë...

Lindja e Mesme, mediat arabe: Brenda orëve të ardhshme...

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë paralajmëron qytetarët: Kujdes nga...

Përfituan rreth 2 milionë euro nga matësit e parkimeve,...

Operacion i Interpolit, sekuestrohen mbi 6 milionë doza viagra,...

Qeveria mbron bordin e naftës, PD: Taksat mbi karburantët...

Shqiptarët renditen pas ukrainasve në 2023 për refuzimin e hyrjes në BE

14 Maj 17:05

Shqiptarët renditen të dytët pas ukrainasve në personat që u është refuzuar hyrja në Bashkimin Europian në vitin 2023.

Sipas të dhënave më të fundit të Agjencisë Evropiane të Statistikave, EUROSTAT, 13845 shqiptarë nuk u lejuan gjatë vitit të shkuar të hynin në vendet evropiane, ndërsa lista kryesohet nga ukrainasit me 18325 persona.

Më pas në listën e shtetasve që u është refuzuar hyrja në Bashkimin Evropian renditen moldavët me 9795 persona, rusët me 8255 persona dhe turqit me 7365 persona.

Sipas EUROSTAT, në total 118935 shtetasve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian iu refuzua hyrja në një nga kufijtë e jashtëm evropianë në vitin 2023 me një rënie prej 16.5% krahasuar me vitin 2022.

Qytetarët e Shqipërisë renditen të parët me 4780 persona në listën e 20 vendeve kryesore të shtetësisë për sa i përket refuzimit të kalimit në vendet evropiane përmes kufijve ajrorë gjatë vitit 2023 pasuar nga shtetasit e Kolumbisë me 3 315 persona dhe Gjeorgjisë me 2925 persona.

Ndërsa nga kufijtë tokësore 7860 shqiptarëve u është refuzuar hyrja ndërkohë që në krye të listës janë ukrainasit me 16940 persona.

Shumicës së shtetasve shqiptarë u është refuzua hyrja në kufijtë tokësorë grekë dhe italianë por edhe kroatë.

Gjatë vitit 2023 Greqia u ka refuzuar hyrjen e 4025 shqiptarëve pasuar nga Italia e cila u ka refuzuar hyrjen 3380 shqiptarëve dhe Kroacia 1765 shqiptarëve.

Agjencia Evropiane e Statistikave sjell edhe të dhëna lidhur me shtetasit që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në Bashkimin Europian ku shqiptarët janë të shumtë në numër në disa vende evropiane.

Sipas të dhënave të EUROSTAT, 33245 shtetas nga Shqipëria janë identifkuar me qëndrim të paligjshëm në 2023 në vendet evropiane nga 38300 që ishin identifikuar në vitin 2022.

Shtetasit shqiptarë udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian prej Dhjetorit të vitit 2010 por në rastet e zbulimit “si të paligjshëm” nga autoritetet e një vendi të Bashkimit Evropian ata kanë shkelur afatin e qëndrimit tremujor në vendet e zonës “Shengen”, apo kanë kryer veprime jashtë programit të vizës për qëllime turistike.

Sipas raporteve për migrimin në vendet e Bashkimit Evropian, aktivitetet e personave nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshi Shqipërinë, të cilat përbëjnë shqetësim janë të lidhura kryesisht me punësimin, zënia e një pune apo vetëpunësimi, në një kohë kur kushtet e vizitave afatshkurtra nuk e lejojnë një gjë të tillë. /VOA/

Posted Under:
Anash Sociale
Tagged:
BE shqiptaret ukrainasit Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

4 perimet pranverore plot fibra dhe antioksidantë që duhen konsumuar

më shumë...

“Toyota Yaris”/ GJKKO dënon avokaten Erida Lazimi për ndikim të paligjshëm, i konvertohet burgu në shërbim prove

më shumë...

Nuk ka më kompensime për anulimin e fluturimeve, BE përgatit draftin, zbardhet arsyeja

më shumë...

OBSH: 17 mijë njerëz të kafshuar nga minjtë në kampet e Gazës, frikë dhe për epidemi!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:01

4 perimet pranverore plot fibra dhe antioksidantë...

5:37

“Toyota Yaris”/ GJKKO dënon avokaten Erida Lazimi...

5:35

Nuk ka më kompensime për anulimin e...

5:34

OBSH: 17 mijë njerëz të kafshuar nga...

5:22

Akuzohen për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm,...

5:20

Rubio takon Papën në Vatikan, bisedime kokë...

5:16

Lindja e Mesme, mediat arabe: Brenda orëve...

5:10

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë paralajmëron qytetarët:...

5:05

Përfituan rreth 2 milionë euro nga matësit...

4:52

Parashikimi i motit për ditën e premte,...

4:32

Nëse keni probleme me gjumin, provoni ta...

4:14

Protesta e PD, policia nis që sot...

3:52

Operacion i Interpolit, sekuestrohen mbi 6 milionë...

3:27

3 shenjat që do kenë më shumë...

3:11

“Kthehen” shqiptarët e Ukrainës, ndër shekuj, komuniteti...

3:01

Shenjat e hershme të demencës tek të...

2:50

Qeveria mbron bordin e naftës, PD: Taksat...

2:49

Ndotja në Shqipëri në nivele të larta,...

2:45

Beteja Veliaj-Dado në administrative, Ndreca: Po bëhen...

2:43

Mazhoranca rrëzon opozitën, socialistët refuzojnë kërkesën e...

Më të klikuarat

  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Ndryshime në Qeveri/ Lirohet nga detyra zv.ministrja e Ekono...
  • Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.