Dy shqiptarë kanë qenë protagonistet e mëdhenj të Frosinones në suksesin e rëndësishëm që kjo skuadër arriti në duelin e javës së 11 të Serie A ndaj Empolit.

 

Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimoviç fituan derbin kuqezi të kësaj jave në kampionatin Italian, përballë skuadrës toskane ku luajtën nga minuta e parë dy lojtarë të përfaqësues sonë, Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli.

 

Në pjesën e parë përpos rezultatit 0 me 0 episodin më të rëndësishëm përveç shtyllës së Kancelierit për miqtë,  e dhuroi pikërisht afrimi më i ri në përfaqësuesen kuqezi Marvin Cuni. 21 vjeçari i rritur tek Bayerni i Mynihut shënoi në portën e Etrit Berishës, por goli i vendasve u anulua nga sistemi Var për pozicion jashtë.

 

Frozinone e nisi shumë më mirë pjesën ë dytë duke trembur Berishën përmes Reini dhe më pas një tentativë e Maxitelit, topi shkoi në shtyllë. E megjithatë do të kalonte vetëm një minutë nga festa e vendasve.

 

Goli i avantazhit ishte i gjithi me aromë shqiptare. Shërbimi nga e majta e Arijon Ibrahimovic, dhe goditja alla Ibrahimoviç me take e Marvin Çunit që mposhti jo vetëm Berishën, por edhe Ardian Ismajlin që tentoi të largonte topin me kokë. Gol i mrekullueshëm që bëri xhiron e mediave italiane.

 

Pas një tjetër shtylle të Maxitelit, vendasit nuk ndalen dhe gjejnë golin e dytë përmes një aksioni manual, finalizuar në minutën e 74 nga goditja perfekte me të djathtën e Arjon Ibrahimoviç, 20-vjeçarit me origjinë nga Prizreni,i ardhur në huazim edhe ai nga Bajerni i Mynihut.

 

Vetëm për statistikë goli që shkurtoi diferencat në minutën e 86 nga Di Franceska, pasi fitorja e Frozinones nuk u cenua. 15 pikë për skuadrën që u ngjit këtë vit në mesin e më të mirë, ndërsa Empoli mbetet në kuotën e  7 pikëve. Ndeshja u transmetua në Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *