E shtunë, 17 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Maria” i afrohet brigjeve të SHBA

Qendra kombëtare amerikane e stuhive jep  alarmin se uragani “Maria” pritet të arrijë agresivitetin e kategorisë 4 brenda 48 orëve dhe të godasë ishujt Ljuard në Karaibe.

 

Reklamë

Ditën e djeshme uragani ishte rreth 445 kilometra larg ishujve, me erëra të forta deri në 120 kilometra në orë. Ai po ndjek të njëjtin drejtim sikurse uragani katastrofik  Irma i po këtij muaji.

 

Reklamë

Sipas parashikimeve stuhia mund të mbërrijë gjatë ditës së sotme në ishujt Virxhin të Britanisë dhe SHBA-së si dhe në Puerto Riko.

 

Gjithashtu SHBA është ende nën ethet e uraganeve katastrofikë si “Harvey”, “Jose” dhe “Irma”, të cilët jo vetëm kanë shkatërruar qytete të tëra por kanë shkaktuar edhe shume viktima.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë